Antiserb per Beogradin dhe filoshqiptar per Prishtinen, zevendespresidenti amerikan Joe Biden viziton se afermi vendet e rajonit te Ballkanit, midis te cileve Kosoven dhe Serbine.

Profesor Charles W. Ingrao i Univeristetit Purdue te shtetit Indiana te SHBA dhe Dushan Janjic, drejtor i Forumit per Marredhenie Nderetnike ne Serbi, u jane pergjigjur pyetjeve te shumta qe lidhen me qendrimin e administrates se re te Shtepise se Bardhe ndaj ceshtjeve ballkanike. Profesor Charls Ingrao, nje njohes i shkelqyer i konflikteve ne Ballkan, qe e ka vizituar kete rajon mbi 40 here, mbeshtetes publik i nderhyrjes ushtarake te NATO-s me 1999, mendon se politika e deritashme amerikane ndaj pavaresise se Kosoves ka pasur momentet e veta te paqartesise.

Profesor Ingrao verren se sjellja e shqiptareve si shumice ne Kosove ndaj serbeve si pakice eshte pakrahasimisht me e denje se sjellja e serbeve si shumice ndaj shqiptareve te Kosoves dikur. Drejtori i Forumit per Marredhenie Nderetnike ne Serbi, Dushan Janjic, pavaresisht prej perjetimit emocional vetjak, e sheh gjithashtu viziten e zevendespresidentit Biden ne Ballkan si nje preokupim te Washingtonit per nje zgjidhje perfundimtare te konflikteve ne rajon.

“Kosova eshte nje ceshtje e kryer”, thote shprehimisht ai ne intervisten dhene gazetarit Idro Seferi. Endrra e vjeter e rikthimit serb ne Kosove eshte vetem nje shprehje agjitative. Janjic, me nje veshtrim thellesisht realist, e sheh me te nderlikuar te ardhmen europiane te Serbise, sepse, sic shprehet ai, pothuajse te gjitha vendet e ish-lindjes komuniste ne fillim jane pranuar ne NATO dhe vetem me pas ne Bashkimin Europian.

Por a do t’i mireprese Beogradi kumtet e reja politike te presidentit Obama, apo do te mbetet ne kurthin e emocioneve te fshehta ndaj politikes se Moskes? Kjo eshte ceshtja themelore qe vecojne dy protagonistet e emisionit “Exclusive” te kesaj jave, njeri duke iu referuar pikepamjes amerikane dhe tjetri asaj serbe.

Top Channel