“Eurosong 2009”, komentuesi britanik fyen Shqiperine

17/05/2009 21:55

Pas prezantimit te kenges shqiptare ne “Eurosong 2009” kur prezantuesi perdori shprehjen: “Ja tani nje lajm i keq. Eshte radha e Shqiperise per te konkuruar”, emigrantet shqiptare ne Britani reaguan menjehere.

Qindra telefonata dhe e-maile i jane drejtuar zyres se ankesave te televizionit BBC duke e konsideruar shprehjen si te panevojshme dhe denigruese.

E pyetur nga Top Channel, BBC ka reaguar duke theksuar se nuk kishte asnje qellim ofendimi.

Top Channel