Zhvleresimi i lekut do te vazhdoje

16/05/2009 15:25

Euro prej disa ditesh po qendron ne kuota historike te kembimit ndaj lekut, i cili ka nisur zhvleresim te ndjeshem keto muajt e fundit.

Bankieret paralajmerojne se tendenca e zhvleresimit te lekut ndaj euros mund te vazhdoje edhe per disa muaj te tjere, derisa ne tregun e brendshem te rritet serish oferta e monedhes europiane.

“Kjo tendence do te vazhdoje deri ne vere, kur te vije fluksi i emigranteve”, u shpreh Erion Premti, drejtor Thesari te Intesa San Paolo.

Qe nga dhjetori i vitit te kaluar leku eshte zhvleresuar ne menyre konstante ndaj Euros. Tashme nje euro kushton ne treg 8 per qind me shume se sa blihej ne fund te vitit te kaluar.

“Qe nga dhjetori i vitit te kaluar ka patur kerkese ne rritje per euron. Nje faktor tjeter eshte edhe zvogelimi i remitancave nga ana e emigranteve, te cilet po sjellin me pak para neper familjet e tyre”, u shpreh Premti.

Por disa eksperte te tjere thone se pervec tregtise kursi i kembimit ndikohet dhe nga faktore te tjere, qe kane lidhje me qeverine.

Me kryesori mbetet ai i investimeve publike. Ne tremujorin e pare, investimet me fonde te brendshme, arriten rekordin historik me 120 per qind te planit.

Pjesa me e madhe e tyre eshte paguar per rrugen Durres-Kukes, fatura e se ciles shlyhet ne euro edhe pse te ardhurat e qeverise jane ne lek.

Nga ana tjeter investimet e huaja qe financohen nga donatoret dhe qe sherbejne si burim per hyrjen e valutes ne treg jane realizuar vetem ne masen 50 per qind, duke ndikuar keshtu fort raportin e kerkese ofertes per euro ne treg.

Top Channel