Zgjedhjet e PD, Mustafaj: S’jam njoftuar

16/05/2009 18:00

Kandidati per kryetar te deges se Partise Demokratike ne Tirane, Besnik Mustafaj hedh dyshime per konferencen lokale qe ndonese nuk ka asnje njoftim zyrtar, mesa duket eshte organizuar ne nje menyre aspak te zakonshme te mbahet te henen.

“Une nuk kam marre asnje njoftim per konferencen. Une jam kandidat por nuk mbildhet kryesia qe ta percaktoje. Te gjithe anetaret votojne ne konference, por une as si votues nuk jam njoftuar. Nuk dihet kush jane delegatet, kush do votoje per kryetarin. Nuk besoj se do te zhvillohet kuvendi sepse gjithcka eshte jashte standarteve”, ka deklaruar Mustafaj.

Besnik Mustafaj dha doreheqjen nga qeveria Berisha ne fund te muajit prill te vitit 2007. Dikur nje bashkepunetor dhe mik i afert i kryeministrit, Mustafaj tashme eshte nje nga zerat kritike brenda Partise Demokratike.

Top Channel