
Tre autoret e arrestuar pak dite me pare per vrasjen e kambistit Agush Hyzoti, dyshohen se e kane realizuar kete grabitje per te paguar nje prokuror.
Grupi hetimor dyshon se pagesen do t’ia jepnin personit qe mendohet se ka nderhyre per lirimin e tyre, kur ata u arrestuan nga policia e kryeqytetit per vjedhjen e nje makine. Por shume shpejt lane qeline, duke sjelle edhe grabitjen e radhes, me pasoje vrasjen e Hyzotit.
Nga ana tjeter, hetimet kane nxjerre ne drite se tre te arrestuarit jane edhe autore te tentatives se grabitjes se nje pike te kembimit valutor, ku u plagos pronarja e saj. Gjithashtu, policia ka regjistruar ne ngarkim te tyre edhe vjedhjen e nje makine, me te cilen eshte realizuar edhe largimi i tyre pas vrasjes se kambistit.
Burimet policore shpjegojnë se ka dyshime të forta që Amarildo Ranxha, Kevin Ranxha dhe Luis Vangjeli, të tre të arrestuar për vrasjen e Agush Hyzotit, pasi kanë dalë nga burgu në kushte të pashpjegueshme për vjedhjen e një makine në Tiranë, i kishin vënë synim vetes të vidhnin një shumë të madhe parash për të paguar një prokuror, i cili mendohet të ketë ndihmuar në lirimin e tyre.
Top Channel