Vizita e zv/presidentit amerikan ne rajonin e Ballkanit, nuk pritet te zgjidhe mosmarreveshjet qe Uashingtoni ka me Beogradin per Kosoven. Deklarata eshte bere nga nje zyrtar i larte i administrates amerikane.

Por zyrtari qe nuk pranoi te identifikohej, tha se vizita e Biden ne rajon synon te theksoje se SHBA po e kthejne perseri vemendjen te ky rajon, ndonese ne nje menyre te ndryshme nga vitet ‘90. Gjate turneut qe fillon me 18 maj, Biden do te vizitoje Bosnje-Hercegovinen, Serbine dhe Kosoven.

“Uashingtoni, tha ai, deshiron nje te ardhme shume pozitive per Serbine ne komunitetin euroatlantik dhe si nje udheheqes ne rajon. Eshte e veshtire te perfytyrohet nje e ardhme per rajonin pa nje rol te rendesishem te Serbise dhe ky eshte mesazhi qe deshiron te theksoje nenpresidenti Biden”, tha zyrtari i larte.

Sipas tij, gjate vizites qe do te beje ne Kosove, Biden do te theksoje angazhimin e SHBA-se per nje Kosove te pandare, te pavarur dhe shumetnike. Ai tha se statusi i Kosoves si nje shtet sovran dhe i pavarur eshte i pakthyeshem dhe komuniteti nderkombetar gjithnje e me shume po e pranon kete fakt.

Top Channel