
Pronari i firmes se gurit dekorativ, Gentian Qato, eshte arrestuar nga policia.
Pasi eshte marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen ku gjeten vdekjen dy punetoret e tij, Jani Piko dhe Lili Tumani, Drejtoria e Policise se Qarkut te Beratit deklaroi arrestimin e pronarit Qato, 36 vjec, banues ne qytetin e Corovodes. Sipas burimeve te policise, pronari i firmes se nxjerrjes se gurit mesohet te kete shkelur rregullat e sigurimit ne vendin e tij te punes.
Gjate hetimeve ka rezultuar se punonjesit nuk posedonin mjete mbrojtese ne pune, sipas ligjit, nderkohe qe zona ku germohej per nxjerrjen e gurit nuk ishte studiuar nga specialistet perkates. Ne vendin e quajtur “Gorica e Pare”, ne malin Novaj, ku kryej puna per nxjerrjen e gurit, jane shkelur rregullat e sigurimit ne pune.
Mosmarrja e masave per t’u siguruar punetoreve mjetet
mbrojtese, por dhe germimet e pakontrolluara ne masivin shkembor, dyshohet te jete bere shkak i shembjes qe u mori jeten dy punetoreve nga qyteti i Policanit.
Top Channel