Obama, vizite blic ne ndeshjen e se bijes

16/05/2009 21:25

Presidenti i SHBA, Barack Obama eshte veshur sot ne petkun e nje tifozi dhe ka bere nje surprize duke vajtur ne ndeshjen e futbollit te vajzes me te vogel te tij Sasha.

Vogelushja e ka shperblyer viziten blic te te atit duke shenuar golin e fitores per skuadren e saj. Menjehere presidenti amerikan ka ngritur duart lart ne shenje gezimi dhe ka bertitu “Go, go, go, gol!”.

Obama ishte veshur me pantallona blu xhins dhe me nje xhup sportiv.

Por pavaresisht kesaj vizite te papritur, Shtepia e Bardhe ka kujtuar se shefi i saj nuk ka harruar detyrat, duke saktesuar dy vizita te tij, ne Rusi dhe Ghana ne muajin korrik.

Top Channel