
Pas nje semundjeje te rende, nderroi jete ne moshen 61 vjecare Vebi Velija, pronar i rrjetit televiziv Alsat ne Maqedoni, Shqiperi dhe Kosove dhe po ashtu pronar i Korporates Rajonale Baallkanike te Industrise dhe Konsulences “Veve Group”, si dhe presidenti i institucionit kulturor “Fondacioni Velija”.
Permes angazhimeve ne ekonomi por edhe pjesemarrjes personale ne forumet nderkombetare e politike, 61-vjecari pergjate dy dekadave te fundit dha kontribut per zhvillimin e lirise, demokracise dhe bashkepunimit rajonal ne te gjithe Ballkanin.
Vebi Velija lindi ne 1948 ne fshatin Gradec te Gostivarit ne Maqedoni. Pasi studioi per ekonomi nisi biznesin e tij ne 1971 ne Kroaci. Zoti Vebi Velija themeloi radiotelevizonin e pare satelitor shqiptar, rrjetin televiziv Alsat qe transmeton 24 ore programe ne Shqiperi, Maqedoni, Kosove e me tej nepermjet satelitit ne Evrope, Amerike, Kanada e me gjere.
Ne 1994 zoti Velija themeloi gjithashtu fondacionin “Velija” me bindjen se nje komb mund te mbijetoje me pak ushqim, por kurre me pak kulture.
Zoti Vebi Velija do te prehet pergjithmone ne vendlindjen e tij, ne Gradec te Gostivarit.
Top Channel