
Michael Jackson vuan nga kanceri ne lekure, por ai eshte i vendosur te luftoje, pasi mjeket thone se eshte i sherueshem.
50-vjecari u diagnostikua me semundjen javet e fundit, kur ekspertet gjeten shenja te kancerit ne lekure ne pjesen e siperme te trupit dhe qeliza qe mund te shnderrohen ne kanceroze ne fytyre. Mbreti i pop-it nuk do te heqe dore nga koncertet e planikuara ne 02 Arena ne Londer ne muajin korrik dhe po pret me padurim 50 shfaqjet, qe sipas organizatoreve parashikohen te jene me spektakolaret.
Muajt e kaluar Jackson u fotografua disa here ndersa bente vizita te rregullta tek nje dermatolog ne Beverly Hills, me fytyren te mbuluar me maske, si dhe ne spitalin Cedars-Sinai ne Los Anxhelos, ku u vizitua per disa semundje.
Miqte me te afert te kengetarit sigurojne se gjendja e tij shendetesore eshte e mire dhe koncertet do te mbahen normalisht.
Top Channel