Fushata, PS: Qeveria varferoi vendin

16/05/2009 20:40

Kryetarja e grupit parlamentar te PS-se Valentina Leskaj, gjate nje takimi elektoral ne Gramsh ka akuzuar qeverine aktuale se nuk i kushtoi ne kater vjet asnjehere rendesi shendetesise dhe arsimit.

“Kryeministri e ka harruar se c’eshte Shqiperia, sepse familja e tij biologjike dhe politike jane njerezit me te pasur te Shqiperise qe kane okupuar pronat e ketij vendi”, ka deklaruar Leskaj.

Nderkohe, depueteti i PS-se Pandeli Majko, gjate nje takimi me banoret e fshatit Blace ne Korce, tha se qeveria e kryeministrit Berisha eshte pasuruar, ndersa fshatrat e Korces i ka lene ne mjerim te plote.

“Sot qeveritaret deklarojne se jane rritur rrogat dhe pensionet, por sa eshte rritur buka, nafta e keshtu me radhe? Dhe pasi ben keto llogari qytetari del me me pak leke se ne 2005-en”, ka pohuar Majko.

Top Channel