Fushata, e djathta: Punuam me perkushtim

16/05/2009 20:55

Gjate turit te saj elektoral “Grate per nje Shqiperi qe po ndryshon”, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka deklaruar se rruga Durres-Kukes do te hyje ne historine e zhvillimit shqiptar si nje kryeveper e infrastruktures.

“Ne 8 vjet e meperkemben, e nenvleresuan dhe pastaj e vodhen me te gjitha taksat qe u moren. Kur rruga filloi, ata filluan te hedhin vrere e balte pa fund. Por kjo rruge sot eshte reale dhe e ka bere Sali Berisha”, ka deklaruar Topalli.

Nderkohe, aleati i PD, kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar ne Shkoder, gjate nje takimi me anetaret e partise qe drejton se do te vazhdoje te perfaqesoje interesat e te gjitha familjeve shqiptare.

“Eshte nje angazhim e perkushtim karshi shqiptareve e femijeve tane, me kete deshire e pergjegjesi qe punuam keto 4 vite. Punuam shkolla cdo jave, cdo muaj e cdo vit”, ka deklaruar Mediu.

Ndersa aleati tjeter Lufter Xhuveli, gjate kongresit te peste te Partise Agrare Ambientaliste deklaroi se arritjet e qeverisjes aktuale nuk jane te rastesishme.

“Shqiperia eshte nje vend qe po zhvillohet perdite, si asnjehere me pare. Per kete ne kerkojme nje mandat te dyte qeverises”, eshte shprehur Xhuveli.

Top Channel