
Kongresmeni amerikan Eliot Engel, ka shprehur bindjen e tij se ne Shqiperi zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit do te jene sipas standarteve nderkombetare.
Megjithate, ne nje interviste per VOA, Engel ka theksuar se shqetesues mbetet procesi i pajisjes se qytetareve me leternjoftime.
“Mendoj se Shqiperia do te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme. Shqetesimi im i vetem eshte pajisja e qytetareve me karta identiteti”, ka pohuar Engel.
Me tej, i pyetur per rolin e SHBA ne Ballkan, kongresmeni ka nenvizuar se Uashingtoni duhet te shtoje ndikimin e tij ne arritjen e objektivave te vendeve te rajonit.
Ai e ka vene theksin tek ndarja sipas tij de fakto e Kosoves dhe tek integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian.
“Ne deshirojme qe ndihma e SHBA per Shqiperine dhe Kosoven te vazhdoje, qe Uashingtoni te beje me shume per njohjen e Kosoves. Kjo eshte nje ceshtje me te cilen ne do te merremi. Nga ana tjeter Shqiperia do te behet anetare e BE dhe vemendja jone eshte edhe ketu. Gjithashtu, eshte edhe ndarja de fakto e Kosoves qe duhet shmangur”, ka pohuar Engel.
Me tej kongresmeni ka shprehur bindjen e tij se politika e presidentit te ri amerikan Barack Obama nuk do te jete ndryshe nga ajo e paraardhesit te tij Bill Clinton.
Top Channel