
Me ngrohjen e motit, grupe klandestinesh i drejtohen gjithnje e me shpesh kufirit te gjelber mes Shqiperise dhe Greqise, per te kaluar ne menyre ilegale ne territorin e shtetit fqinj.
Policia e Qarkut te Korces, nga ku kalojne pjesa me e madhe e emigranteve klandestine, ka shtuar ndjeshem sherbimet ne zonat kufitare. Kontrollet ne akset rrugore jane shtuar edhe ne thellesi te territorit shqiptar, deri ne qytetin e Korces. Grupe te rinjsh, qe nuk jane banore te Korces, kontrollohen imtesisht nga sherbimet policore. Jo vetem ne rruget e qytetit, por edhe ne hotele jane ushtruar kontrolle te shumta per te parandaluar nisjen e grupeve te klandestineve nga Korca dhe Bilishti drejt Greqise.
Pavaresisht ketyre masave, qindra njerez kalojne çdo dite kufirin dhe dhjetera prej tyre kapen nga policia greke. Gjate dy javeve te para te muajit maj, policia greke “dorezon” ne Kapshtice mesatarisht 120 persona, te kapur si ilegale ne territorin e vendit fqinj.
Autoritetet policore ne Korçe deklarojne se, per te ruajtur kufirin nga kalimet ilegale eshte bere nje shtim i forcave policore, nderkohe qe shume akse jane blinduar nga prezenca e policise se rendit, duke ushtruar kontrolle ne mjetet e linjes Korçe-Bilisht. Ata qe dyshohet se jane nisur per te kaluar ilegalisht kufirin shoqërohen në komisariate, në varësi të vendit ku kapen. Policia ka arritur të arrestojë këto ditë edhe tre persona që konsiderohen organizatorë të trafikut të paligjshëm të njerëzve drejt Greqisë.
Top Channel