
Shtate raste te reja me gripin e derrave jane konfirmuar ne Britani, ndersa ministria e Jashtme hoqi kufizimet per udhetimet drejt Meksikes.
Kater femije ne Londer dhe tre persona ne Skoci jane zbuluar me virusin H1N1, duke e cuar ne 85 numrin e rasteve. Qeveria britanike ka firmosur nje marreveshje per sigurimin e 90 milione dozave te vaksines se re deri ne dhjetor. Rastet e konfirmuara ne bote kane kaluar shifren 1 mije dhe 66 vete kane vdekur nga virusi.
Sipas sekretarit britanik te Shendetesise, Alan Johnson, Baxter dhe GlaxoSmithKline do te nisin prodhimin e vaksines, qe do te siguroje imunitet nga virusu, sa me shpejt te jete e mundur. Sipas tij, rastet e shenuara deri tani ne Angli jane te lehta.
Top Channel