Akuzat, Balla padit Berishen

16/05/2009 17:45

Deputeti Taulant Balla ka reaguar pas akuzave te kryeministrit Berisha ndaj tij ne nje emsion televiziv nje nate me pare.

Berisha e akuzoi Ballen per per trafik prostitucioni, ndersa ky i fundit e ka paditur ate ne prokurori per cenim te emrit dhe familjes.

“Per fat te keq Berisha eshte nje i semure mendor per te cilin Shqiperia do te paguaje koston e keqqeverisjes edhe per 45 dite. Une do ta padis ate ne prokurori, se bashku me Gertin, Erlen dhe Argiten, per fyerje ndaj emrit tim dhe familjes sime. Ky njeri i njeh fare mire trafiqet, sidomos ate te armeve dhe pastrimin e parave, pasi permes zyres se vajzes se tij vazhdon te pastroje para qe vijne nga Serbia”, ka deklaruar Balla.

Kryeministri ishte shprehur se deputeti i PS eshte ndaluar nga policia italiane me tre vajza ne makine me qellim trafikimin e tyre.

Top Channel