Pakistan, ushtria heq shtetrrethimin ne Luginen Swat
15/05/2009 09:20
Ushtria pakistaneze ka hequr perkohesisht gjendjen e shtetrrethimit ne pjesen me te madhe te Lugines Swat per t’u mundesuar civileve qe t’u largohen luftimeve mes ushtrise dhe militanteve talebane.
Gjendja e shtetrrethimit do te pezullohet per tete ore gjate dites. Kryeministri Yousuf Raza Gilani, premtoi para parlamentit se ushtria do te spastroje zonen nga militantet. Por kushtet ne kampet e ngritura per refugjatet nga kjo zone po perkeqesohen.
OKB thote se mbi 800 mije vete po jetojne ne kushte te renda. Komisioneri i OKB-se per Refugjatet, Antonio Guterres, gjate nje vizite ne zone tha se situata kerkonte ndihma emergjente.
Top Channel