Mustafi: Per Evertonin refuzova Man. Sitin

15/05/2009 09:45

Ne Gjermani e shohin si nje prej talenteve me te medhenj te se ardhmes. Shkodran Mustafi, 17-vjeçari shqiptar-maqedonas, i ka mahnitur te gjithe dhe pavaresisht moshes se re, emri i tij po qarkullon ne ambiente te rendesishme te futbollit.

Pjesetari i Kombetares U-17 te Gjermanise, aktualisht i impenjuar ne gjysmefinalet e Evropianit te kesaj moshe, zbuloi se perse ka zgjedhur te largohet nga Hamburgu drejt Evertonit ne Premiership.

“I detyrohem shume klubit te Hamburgut dhe te gjithe trajnereve duke filluar nga ata te akademise deri te Martin Jol, qe me ka thirrur disa here te stervitesha me ekipin e pare”, tha mbrojtesi 186 centimetra i gjate. “Gjithsesi vendosa te shoh perpara dhe synoja te arrija me shume. Ofertat me interesante erdhen nga Anglia.

Ai eshte kampionati me i mire ne bote dhe kjo me ndihmoi ne zgjedhjen time. Evertoni do te jete ekipi im i ardhshem, nje klub qe njihet si fidanishte per shume talente ne Premiership. Per kete skuader refuzova Mançester Sitin dhe Njukasellin”.

Top Channel