Kosove, kuvendi voton per anetaret e Kushtetueses

15/05/2009 12:35

Kuvendi i Kosoves do te votoje sot 6 nga 21 kandidatet per anetare te Gjykates Kushtetuese.

Tre te tjere do te jene nderkombetare dhe nuk i nenshtrohen procesit te votimit. Kryetari i kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, e ka cilesuar si teper te rendesishem per legjislativin, faktin qe para njevjetorit te Kushtetutes se Kosoves te zgjidhen anetaret e Gjykates Kushtetuese, Avokati i Popullit dhe te miratohet rregullorja e punes se kuvendit.

Komisioni perkates ka rekomanduar 21 kandidate te mundshem per gjyqtare ne Gjykaten Kushtetuese, prej te cileve kater jane shqiptare dhe dy te tjere nga minoritetet.

Top Channel