Gripi i derrave, OBSH: E keqja nuk ka kaluar

15/05/2009 12:45

E keqja nuk ka kaluar ende. Paralajmerimi vjen nga shefja e OBSH-se, Margaret Chan, e cila ka paralajmeruar per mbajtjen lart te nivelit te sigurise, per shkak te perhapjes se gripit te derrave.

Sipas saj, eshte ende e paqarte deri ne c’mase virusi pak i njohur H1N1, mund te kercenoje vecanerisht Azine Juglindore, qe u prek me shume nga virusi H5N1 i gripit te shpendeve. Gjate nje takimi ne Gjeneve, Chan tha se ndodhemi ne nje periudhe krize, qe mund te kete ndikim ne gjithe boten, ndersa kerkoi qe vendet ku jane konstatuar raste te dergoje kampione te virusit, qe jane te nevojshme per shkencetaret qe po punojne per vaksinen kunder semundjes.

Por Indonezia ka refuzuar te dorezoje kampione, pa garancine se nese prodhohet vaksina, vendeve te varfra do t’u shitet me cmim te perballueshem. Organizata Boterore e Shendetesise ka njoftuar per 1000 raste te reja me virusin H1N1 ne 24 oret e fundit.

Sipas informacioneve te reja, numri i te prekurve ne te gjithe boten, mund te arrije shifren 7520, ndersa viktimat jane 65. Shefja e OBSH-se ka thene se ne rast te nje perzierje te dy viruseve H5N1 dhe H1N1, impakti do te ishte i madh, por nje gje e tille nuk dihet nese do te ndodhe.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta