Brown: Rrezikojme izolimin nga Evropa

15/05/2009 03:50

“Nuk mund te largohemi dhe te izolohemi nga Evropa. Nje gje e tille perben nje kercenim per vendet e punes ne Britani”.

Keshtu eshte shprehur kryeministri britanik Gordon Brown i cili paralajmeroi se britaniket rrezikojne te humbasin edhe influencen politike nese do te mbeshtesin partite qe kundershtoje Bashkimin Evropian ne zgjedhjet e muajit te ardhshem.

Duke nisur fushaten per zgjedhjet evropiane dhe lokale te 4 qershorit, Brown deklaroi se tre milione vende pune ne Britanine e Madhe vareshin nga BE-ja dhe se rreth 60 per qind e eksporteve britanike shkojne drejt 27 vendeve te bllokut.

Hapja e fushates zgjedhore, qe historikisht terheq nje perqindje te vogel votuesish ne Britani, po humbet rendesine e saj nga skandali i shpenzimeve te tepruara te parlamentareve.

Top Channel