Eksperti amerikan i ceshtjeve ballkanase, Daniel Server ka deklaruar se vizita e nenpresidentit amerikan Joe Biden ne Prishtine do te rikonfirmoje mbeshtetjen e SHBA ndaj pavaresise se Kosoves.

“Kjo vizite paraqet riafirmimin e mbeshtetjes se administrates amerikane ndaj Kosoves”, ka pohuar eksperti i Institutit amerikan per Paqen.

Lidhur me pranine e trupave amerikane ne Kosove, Server ka theksuar se ajo do te jete ne minimum, por do te vazhdoje.

“Mendoj se prania e trupave amerikane duhet te vazhdoje derisa Prishtina dhe Beogradi te arrijne nje pajtueshmeri te ndersjelle”, ka shtuar Server.

Top Channel