Faktori nderkombetar ne Kosove u beri thirrje serbeve qe te marrin pjese ne zgjedhjet lokale dhe te kontribuojne ne decentralizimin e pushtetit vendor ne Kosove.

Pjesemarrja e serbeve ne zgjedhjet lokale do te jete vendimtare per formimin e 5+1 komunave te reja me shumice serbe ne Kosove. Zyrtaret vendas dhe ata nderkombetare gjate nje konference ne Oher te Maqedonise, i kane bere thirrje pakices serbe, te shfrytezojne mundesite qe i ofrohen me procesin e decentralizimit.

“Decentralizimi do ta ndihmoje Kosoven ne dergimin e saj me afer Bashkimit Evropian. Se shpejti do te hartohet nje raport per mundesine e levizjes se Kosoves drejt procesit te Stabilizim-Asociimit. Te gjitha keto nuk jane te lehta, por Kosova eshte nje shtet i ri dhe duhet t’i perballoje sfidat fillestare me te cilat do te ballafaqohet”, tha shefi i ICO-s, Peter Faith.

Ai vleresoi se roli e kontributi i mediave eshte kyc ne procesin e decentralizimit. Konferenca dyditore me teme “Media dhe Procesi i Repofrimimit te Pushtetit Lokal” eshte organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal ne bashkepunim me UNDP.

Top Channel