Renie dramatike dhe te menjehershme te ekonomise greke tregojne shifrat e Institutit Kombetar te Statistikave ne Greqi.

Sipas ketyre treguesve, sektori i ndertimit ka pesuar nje tkurrje katastrofike pasi eshte shenuar nje renie prej 18.6% ne dhenien e lejeve te ndertimit ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ne muajin mars prodhimi industrial ka rene per te njembedhjetin muaj rresht ne 5.3% ndersa edhe eksportet kane pesuar nje renie prej 14.2%.

Keto te dhena vertetojne edhe njehere vleresimet e disfavorshme te KE dhe te FMN qe parashikojne ritem negativ zhvillimi per ekonomine greke per vitin 2009, per here te pare qysh prej vitit 1993. Madje Greqine e ka vizituar nje ekip perfaqesues i Fondit Monetar Nderkombetar, qe do te hetoje mbi shpenzimet ne sektorin shteteor te cilat paraqesin nje pamje negative sidomos ne 16 muajt e fundit, si dhe ne faktoret qe kane cuar ne renien e ritmit te zhvillimit ne vend.

Nga ana e tij kryeministri grek Karamanlis ka theksuar edhe njehere qendrimin e qeverise pro biznesit dhe angazhimin e saj per te bere c’eshte e mundur per perballimin e krizes me masat e fazes se dyte te reformave qe ka nevoje vendi.

Ndersa opozita socialiste e cila tashme ka nje avantazh prej 4.5% per zgjedhjet ne parlamentin europian qe do te zhvillohen ne daten 7 qershor, akuzon konservatoret se keto masa jane te pamjaftueshme dhe se pas ketyre zgjedhjeve qeveria e Karamanlis do te rrise me dyper qind taksen e vleres se shtuar duke e cuar ate ne 21%.

Top Channel