Zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove do te mbahen ne fund te vitit 2011. Lajmin e ka bere te ditur perfaqesuesi special i Bashkimit Evropian ne Kosove, Piter Feith.

Sipas tij, perpara zgjedhjeve duhet bere regjistrimi i popullsise. Feith ka njoftuar se do te kete edhe ngjarje te tjera te rendesishme, si studimi i fizibilitetit qe Kosova te kaloje ne procesin e stabilizim-asociimit, i cili do te kryhet kete vit nga komisioni.

“Do te kete nje raport te perparimit. Ka nje numer afatesh te rendesishme qe jane vendosur dhe per te cilat duhet punuar”, tha Feith ne nje interviste per BBC-ne.

 

Top Channel