Kryetari i partise Lidhja Demokratike e Dardanise, Nexhat Daci ka hedhur sot akuza te ashpra ndaj qeverise Thaci.

“Qeveria e Kosoves eshte e papergjegjshme dhe drejtohet nga interesa klanore, duke bere qe te anashkalohen ceshtjet e rendesishme per qytetaret”, ka pohuar Daci.

Ai ka kerkuar qe ekzekutivi te marre urgjentisht masa ne menyre qe Kosova te deshmoje se ka kapacitete shtetformuese.

Kreu i LDD ka shtuar se nje forme e tille e qeverisjes ka ngritur edhe tensionet ne marredheniet mes pozites dhe opozites.

Top Channel