Per shkak te nje defekti ne avionin qeveritar eshte vene ne pikepyetje zhvillimi i takimit mes kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe presidentit francez Nicolas Sarkozy.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave avionit iu prishen kompjuterat dhe radari.

Per pasoje avioni i Gruevskit eshte kthyer ne Bruksel, ku kryeministri ndodhej per nje vizite zyrtare dhe prej andej kreu i qeverise maqedonase dhe delegacioni i tij jane drejtuar me tren per ne Paris.

Burimet shtojne se per shkak te ketij problemi, ende nuk dihet nese dhe kur do te mbahet takimi Sarkozy-Gruevski.

Top Channel