Limaj hedh poshte akuzat per afera kriminale

13/05/2009 16:35

Ministri kosovar i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka pergenjeshtruar te gjitha akuzat dhe “shpifjet” qe muajt e fundit kane ardhur ne adrese te familjes se tij per perfshirje ne afera kriminale.

Ne nje konference te jashtezakonshme per shtyp, Limaj ka thene se keto akuza vijne direkt nga Beogradi dhe qarqeve te Serbise qe veprojne ne Kosove.

“Keto jane akuza qe u ben per mua edhe kur shkova ne Hage. Por, u ballafaqova me to dhe fitova. Jam i gatshem te ballafaqohem edhe kesaj radhe, por ata qe shpifin fshehurazi duhet te dalin publikisht e te maten me argumente”, ka deklaruar Limaj.

Top Channel