Kroi i Vitakut, nis pa probleme ndertimi i shtepive

13/05/2009 17:10

Ne lagjen Kroi i Vitakut ka filluar pa probleme rindertimi i kater shtepive ne pronat e blera nga serbet, te cilat me pare jane shitur nga shqiptaret.

Forcat e njesise speciale te EULEX-it po kujdesen per sigurine ne kete lagje, ku ne njeren ane po punohet per rindertimin e shtepive te shqiptareve dhe anen tjeter per rindertimin e shtepive te serbeve.

Nderkohe, ne veri te Mitrovices po qendron sot i ashtuquajturi minister serb per Kosoven ne qeverine e Serbise, Goran Bogdanovic.

Bogdanovic ka hyre ne Kosove nga pika kufitare ne Jarinje ne veri dhe po takohet me perfaqesuesit e serbeve te lagjes Kroi i Vitakut. Ai nuk ka kerkuar leje per hyre ne Kosove.

Top Channel