Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski ka realizuar sot nje takim me komisionerin e BE per Zgjerimin, Oli Rehn.

Ne kete takim eshte biseduar per procesin e liberalizimit te vizave, ceshtjen e emrit, si dhe per situaten dhe zhvillimet fundit ne rajon.

Kryeministri Gruevski ka theksuar se Maqedonia pret qe prej 1 janarit qe qytetaret e saj te udhetojne pa viza ne vendet e BE-se.

Nga ana e tij komisioneri Rehn eshte shprehur se ne rast te nje vendimi pozitiv per liberalizimin e vizave do te realizoje nje vizite ne Maqedoni.

Nderkaq, persa i perket ceshtjes se emrit, Gruevski ka thene se Maqedonia eshte e gatshme te vazhdoje negociatat me Greqine dhe se deshiron te arrije zgjidhje.

Top Channel