Serbet nderpresin protestat ne Mitrovice

12/05/2009 12:45

Situata sot ne veri te Mitrovices eshte e qete. Serbet u kane dhene fund protestave dyjavore, kunder rindertimit te shtepive te shqiptareve ne lagjen Kroi i Vitakut.

Vendimi sipas nje perfaqesuesi serb, eshte marre pas nje marreveshjeje me UNMIK-un dhe EULEX-in per t’u lejuar edhe serbeve qe te fillojne punet per rindertimin e shtepive ne te njejten lagje, por me financimin e vete pronareve. Nga dita e neserme serbet do te fillojne te pastrojne terrenin per rindertimin e pese shtepive.

Nderkohe, UNMIK thote se nuk behet fjale per nje marreveshje formale, por per bisedime te rregullta me serbet ne veri, me qellim uljen e tensioneve.

Edhe nje zedhenes i EULEX-it ne Mitrovice, sqaroi se misioni nuk ka marre pjese ne marreveshje, por ka ofruar gatishmerine per t’u kujdesur per situaten e sigurise dhe per te mos lejuar perdorimin e dhunes ndaj njerezve dhe prones nga asnjera pale.

Top Channel