Maqedoni, Thaci: Ivanov, president ilegjitim

12/05/2009 16:45

Partia politike shqiptare ne Maqedoni, PDSH ka shprehur qendrimin e saj kunder presidentit te ri te vendit Gjorgje Ivanov, i cili beri sot betimin.

PDSH, e cila e bojkotoi ceremonine, ka deklaruar se Ivanov nuk mund te jete nje president legjitim per shqiptaret, per faktin se nuk mori asnje vote nga ky komunitet.

“Shqiptaret kete here e deligjitimuan kete institucion dhe politika e tyre tregoi se ka papajtueshmeri te madhe mbi menyren se si udhehiqet shteti”, ka deklaruar kryetari i PDSH-se, Menduh Thaci.

Top Channel