Katy Perry: Kur jam single, ndihem e vetmuar

12/05/2009 11:25

Katy Perry ka pranuar se ndihej e vetmuar gjate periudhes se ndarjes nga i dashuri dhe se e ka te veshtire ta perballoje jeten pa patur prane nje mashkull.

Ne nje interviste per “Cosmopolitan” pak kohe perpara se te mesohej lajmi se ishte ribashkuar me Travis McCoy, Perry ka treguar se nuk i pelqen te jete single. “Jetoj nje jete fantastike me plot gjera magjike dhe ne fund te dites do te doja te ngrija telefonin dhe t’i ndaja ato me dike tjeter. Ndodhi qe nje dite shita 1 milion disqe ne SHBA dhe nuk kisha kujt t’ia thosha. Ai ishte moment vetmi”, ka thene kengetarja.

Perry dhe disa emra te tjere te njohur si Dita Von Teese, Cyndi Lauper, Yoko Ono, etj, se fundi jane bere pjese e nje fushate kunder SIDA-s te inicuar nga firma H&M, qe perfshin krijimin e disa koleksioneve te veshjeve.  

Top Channel