Boy George lirohet nga burgu

12/05/2009 10:20

Kengetari britanik Boy George ka lene qeline kater muaj pas denimit me 15 muaj burg.

Ish-pjesetari i Culture Club, ishte denuar ne janar, pasi kishte mbajtur peng nje mashkull ne shtepine e tij ne Londer. 47-vjecari do te mbaje nje pajisje elektrike edhe per 11 muajt e mbetur te denimit jashte burgut.

Kengetari kishte bere deshmi te rreme dhe kishte deklaruar se shoqeruesi i tij Audun Carlsen i kishte vjedhur disa foto nga kompjuteri. George u be i njohur ne fillim te viteve ’80 dhe ka shitur mbi 50 milione disqe.

Top Channel