AAK: Sjellja e Shkupit, fyerje per Kosoven

12/05/2009 17:25

Partia Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka reaguar ashper ndaj Maqedonise, per mos dhenien e fteses per presidentin Sejdiu ne ceremonine e betimit te presidentit te ri Ivanov.

Kryetari i grupit parlamentar te AAK-se, Ardian Gjini ka deklaruar se me kete veprim Maqedonia ka fyer rende Kosoven.

Por sipas tij, fajtore per kete eshte edhe vete Kosova, qe nuk ka arritur te perforcoje pozitat e saj.

“Shkupi zyrtar vepron keshtu karshi Kosoves sepse Kosova nuk ka percaktuar poziten e saj. Gjithashtu, pavaresisht faktit se faktori shqiptar ne Ballkan ka qene i vetmi qe ka ndikuar ne njohjen e Maqedonise, Shkupi gjen luksin te sillet ne kete menyre me ne”, ka deklaruar Gjini.

Top Channel