
Diten kur shtypi publikoi pjese nga tabulatet e telefonave te bere nga Mihal Deljorgji diten e tragjedise se Gerdecit, kryeministri Sali Berisha vizitoi ne Vore familjet e Reshit Krujes, nje nga viktimat e tragjedise se Gerdecit.
Kryeministri Berisha, duke i premtuar familjes ndihme per dy vajzat qe ndjekin universitetin, i shpjegoi bashkeshortes perse nuk i kishte vizituar me pare.
“Nuk doja ta politizoja kete ceshtje. Por ne menyre absolute kam ndjekut problemet tuaja”, eshte shprehur Berisha.
Gjate qendirmit ne Vore kryeministri peruroi nje shkolle 9 vjecare, ku ai nuk shmangu krahasimet mes alternatives se opozites dhe mazhorances.
“Ata duan karriken dhe vetem karriken. Ju e provuat me shume se kushdo tjeter. Ku jane ata qe po manipulojne shpirtrat e njerezve tuaj? Une programin tim e kam te thjeshte”, ka deklaruar Berisha.
Top Channel