Filmi i ri “Star Trek” ndodhet ne krye te klasifikimit ne kinemate amerikane. Prodhimi i fundit i regjisorit JJ Abrams siguroi 76,5 milione dollare te ardhura ne dy ditet e para te shfaqjes, duke e mundur lehtesisht rivalin me te afert.
Filmi grumbulloi me shume para se cdo premiere e 10 filmave te meparshem te “Star Trek”. Ai ka lene pas X-Men Origins: Wolverine, qe zbriti ne vendin e dyte me 27 milione dollare edhe pse ky shenoi me shume te ardhura, 85 milione ne fundjaven e pare te shfaqjes.
“Star Trek”, ne te cilin interpreton Chris Pine ne rolin kryesor, zbulon historite Kapitenit Kirk, zotit Spock dhe pjeses tjeter te ekuipazhit te USS Enterprise.
“Paramount Pictures” parashikon qe filmi me buxhet 140 milione dollare, te arketoje mbi 200 milione dollare gjate veres.
Komedia romantike “Ghosts of Girlfriends Past” u rendit ne vendin e trete, thrilleri i Beyonce ”Obsessed” ishte i katerti, ndersa komedia me Zac Efron “17 Again”, ndodhet ne vendin e peste.
Top Channel