Spanje, 95 raste te prekjes nga gripi A

11/05/2009 16:25

Jane 95 rastet e konfirmuara te infektimit nga gripi A ne Spanje, nderkohe qe 26 persona te tjere po mbahen nen vezhgim pasi paraqesin simptoma te dyshimta.

Lajmin e ben te ditur Ministria spanjolle e Shendetesise, permes nje komunikate per shtyp.

Gjithesesi, te dhenat paraqesin nje tendence se situata po normalizohet dhe se numri i personave qe po mbahen nen kontroll po ulet.

Madridi zyrtar shton se per momentin nuk ka persona te shtruar dhe se te gjithe pacientet po u pergjigjen pozitivisht mjekimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA