Protestojne serbet, plagosen 10 police kosovare

11/05/2009 08:40

Te pakten 10 police kosovare u plagosen nga protesta e serbeve ne fshatin Kormjane i Ulet ne Komunen e Kamenices.

Burime zyrtare te policise thane per Top Channel, se rreth 300 qytetare serbe rreth ores 18.00 u mblodhen dhe protestuan per mungesen e energjise elektrike. Pas disa ore bisedimesh ndermjet forcave te rendit dhe protestuesve, keta te fundit nuk u binden qe te lirojne rrugen.

Rreth ores 19.00 protesta ka filluar te behet e dhunshme dhe protestuesit gjuajten me gure dhe mjete te tjera ne drejtim te policeve. Dhjete prej tyre kerkuan ndihmen e pare mjekesore, ndersa nga ana e protestuesve nuk pati te plagosur. Zedhenesi i policise se Gjilanit, Ismet Hashani, tha se situata u tensionua edhe me shume, pasi serbet e revoltuar tentuan te bllokojne rrugen nacionale, qe lidh Gjilanin me Bujanovcin.

Sipas zedhenesit Hashani, nje person u arrestua. Rruga kryesore Gjilan- Bujanovc, ka qendruar e bllokuar nga policia per 8 ore rresht. Rreth ores 23.00 njesia speciale ka shperndare turmen protestuese, ndersa ka filluar edhe qarkullimi i lire i automjeteve ne drejtime te kunderta.

Qe nga perfundimi i luftes ne Kosove, nje pjese e komunitetit serb nuk i paguan faturat e  energjise elektrike. KEK ka vendosur te lere pa energji te gjithe ata qe nuk shlyejne detyrimet.

Top Channel