Patozi: Parlamenti i Shqiperise qe po ndryshon

11/05/2009 18:40

Ne fjalen e tij gjate seances se fundit parlamentare, kreu i grupit parlamentar demokratik, Astrit Patozi ka kundershtuar akuzat e opozites, duke thene se gjithmone e ka pasur te drejten per te folur ne kete parlament.

“Per fat te keq, ju nuk e konsideroni veten pjese e ketij parlamenti. Vendi ka nevoje edhe per opoziten dhe per ato pak reforma qe keni bashkepunuar, por ky eshte vizioni juaj arkaik per politiken. Ky eshte Parlamenti i Shqiperise qe po ndryshon, i NATO-s, i MSA-se, i aplikimit ne BE, i rritjes se pagave dhe pensioneve, i uljes se taksave, luftes kunder korrupsionit dhe i privatizimeve strategjike. Ky eshte parlamenti i dy buxheteve vjetore qe i kane dhene vendit qindra ujesjellesa, shkolla e spitale. Eshte parlamenti i qeverise me te suksesshme ne keto 19 vjet te tranzicionit”, tha Patozi para deputeteve.

Ne vijim, ai vuri ne dukje rendesine qe do te kete kodi i ri zgjedhor dhe leshimin qe beri PD edhe pse sipas Patozit, partia qe ai perfaqeson nuk e ka dashur nje sistem te tille zgjedhor. “Nuk ka qene kaq e lehte per t’i bere keto reforma sepse ka edhe historite e zeza ky parlament. Ky parlament ka pasur edhe kercimin mbi tavolina edhe thyerjen e karrigeve, por edhe greva. Keto shfaqje nuk perbejne thelbin e tij”, shtoi shefi i parlamentareve demokrate.

Ne vijim te fjales, Patozi nenvizoi se ndryshimi nuk duhet te ndalet. “Ne keto zgjedhje po shkojme me nje kontrate qe parashikon pune, vizion dhe entuziazem. Ju po shkoni ne zgjedhje me endrra te keqija per krizen qe nuk po vjen, ne me anetaresimin ne NATO aplikimin ne BE. Vizioni  juaj eshte shtateshkurter, pavaresisht gjatesise fizike te kryetarit. Xhelozia dhe ethet e pushtetit ju kane errur syte. Po shkoni ne keto zgjedhje me vendimin e Rames per te mos dale nga azili politik i bashkise. Ne jemi krenare per te gjithe historine tone si forca qe permbysi diktaturen dhe hodhi bazat per shtetin demokratik dhe sidomos per ate qe kemi bere ne mandatin e fundit qeverises”, deklaroi Patozi.

Ne fund te fjales ai akuzoi kreun socialist Edi Rama si nje politikan aventurier. “Mund te gjesh politikane qe jane aventuriere, por nuk mund te gjesh koshience politike aventuriere. Jemi te sigurt se do i fitojme zgjedhjet”, perfundoi kreu i perfaqesuesve demokrate te legjislativit.  

Top Channel