Obama, show dhe batuta ne mbremjen me gazetaret

11/05/2009 10:50

Presidenti amerikan Barack Obama ka lene menjane per nje nate te vetme seriozitetin dhe eshte perfshire ne nje show komik plot batuta me gazetaret.

Ai ka marre pjese ne nje mbremje Gala me shoqaten e korrespondenteve qe mbulojne Shtepine e Bardhe, ku ka bere shaka me miqte dhe armiqte. Obama nuk ka kursyer batutat per askend, demokrate e republikane, bashkepunetore, apo kundershtare, per te shoqen Michelle, madje nuk ka perjashtuar as veten.

Nje nga batutat me te bukura i kushtohej sekretares amerikane te shtetit. “Kemi qene rivale, por sot jemi shume te afert. Sapo eshte kthyer na Meksika, me ka perqafuar menjehere dhe me ka sugjeruar te shkoj atje”, ka thene presidenti, duke iu referuar keshtu rrezikut te infektimit me gripin e derrave. Pas saj ka qene radha e batutes per ish-zv/presidentin. “Nuk e shoh Dick Cheney kete mbremje mes nesh. Besoj se do te jete duke shkruar librin me kujtime. Titullohet “Si te qellosh miqte dhe te marresh ne pyetje njerezit”. Pas saj duartrokitjet nuk kane reshtur mes 2500 te ftuarve. Kujtojme se gjate nje dite gjuetie, Cheney qelloi aksidentalisht nje te njohur, duke e ngaterruar me nje kafshe. Persa i perket marrjeve ne pyetje, edhe sot Cheney mbron metoden “waterboarding” kunder te dyshuarve per terrorizem.

Shakave s’u shpetoi as bashkeshortja Michelle. “Po perpiqet te ndale ndarjen e vendit, perfshire edhe te drejten e per te mbajtur arme”, u shpreh presidenti. Ai ka permendur edhe nje batute te ngjashme me te Berlusconit. Per republikanin John Boehner, presidenti tha se ata kishin shume gjera te perbashketa. “Edhe ai eshte me ngjyre, por ngjyra e tij s’me duket natyrale.  “Besoj se 100 ditet e mia te ardhshme do te jene plot sukses dhe do t’i mbyll brenda 72 diteve. Ne diten e 73-te do te rimartohem”, ka thene presidenti mes te qeshurave.

Ne pjesen e fundit te fjalimit Obama preferoi notat serioze dhe ua kushtoi ate reportereve. “Shume gazetare kane humbur punen muajt e fundit dhe shume te tjere po luftojne t’u pergjigjen ndryshimeve. Fundi s’do te jete i lumtur per te gjithe, por e dime se suksesi i mediave eshte thelbesor per demokracine tone”, tha presidenti.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA