Nishani: Vrasja e Xhindit do zbardhet se shpejti

11/05/2009 18:55

Hetimet mbi vrasjen e deputetit te Partise Socialiste, Fatmir Xhindi, po vijojne me intensitet dhe se shpejti vrasja do te zbardhet.

Keshtu ka deklaruar pasditen e sotme ne Parlament, ministri i Brendshem Bujar Nishani, i cili iu eshte kunderpergjigjur shkurt deklaratave te opozites.

“Policia e Shtetit dhe sektori i krimit te organizuar po punojne per vrasjen e deputetit Xhindi dhe qe nga dita e vrasjes hetimet kane perparuar ne menyre esenciale. Eshte nje ngjarje qe do te zbardhet shume shpejt”, ka deklaruar Nishani.

Top Channel