
Deputeti Spartak Ngjela, ne fjalen e tij ne Kuvend ka kritikuar mazhorancen per jehonen qe po i jep ne seancat parlamentare arritjeve si ratifikimi i MSA dhe anetaresimit ne NATO.
“Nuk kam degjuar nje Parlament demokratik ne bote qe te flase per suksese. Ka pasur parlamente ku ka pasur debate, por ka pasur parlamente ku jane bere arritje madheshtore dhe s’eshte thene nje fjale. Ka pasur raste si ai i fitores se Luftes se Dyte Boterore dhe Parlamenti eshte rrezuar pas 6 muajsh, si ne rastin e Cercillit”, ka deklaruar Ngjela.
Me tej, avokati ka kritikuar situaten aktuale ne te cilen ndodhet sistemi gjyqesor, ku e ka vene theksin tek mungesa e nje gjykate qe “kerkon llogari”.
“Ne ende kemi nje KLSH qe nuk eshte gjykate llogarie. Kontradiksioni mes gjykates se llogarise dhe asaj administrative do krijoje nje ngerc qe do ta vuaje drejtesia ne dhenien e vendimeve. Une u ngrita per t’ju kujtuar se kjo kerkon nje reforme te thelle”, ka shtuar Ngjela.
Top Channel