Munter: Beogradi te ndale pergjegjesit per dhunen ne veri

11/05/2009 11:35

Kryediplomati amerikan ne Beograd thote se lideret e papergjegjshem ne veri te Kosoves, mbajne pergjegjesi per aktet e dhunes.

Cameron Munter ka deklaruar se jane ata qe perbejne kercenim per sigurine dhe paqen mes banoreve dhe se qeveria duhet t’i ndaloje. “E kam fjalen per njerezit qe jetojne ne Mitrovice dhe qeveria juaj e di cilet jane ata. Ata jane njerez qe nxisin dhune dhe perbejne kercenim per sigurine e te tjereve. Kjo nuk eshte menyre per te zgjidhur problemet”, ka thene Munter ne intervisten per agjencine Fonet.

Sipas tij, kreret e politikes serbe duhet te mbajne premtimin, qe kjo ceshtje te zgjidhet pa dhune.Ambasadori amerikan ne Beograd ka perseritur se SHBA nuk mbeshtet ndarjen e Kosoves dhe se njohjet e reja per te do te vazhdojne.

Top Channel