Largimi i opozites, Berisha: Akt i rende

11/05/2009 19:50

Kryeministri, Sali Berisha, e cilesoi shume te rende largimin e opozites nga salla e kuvendit, pikerisht kur ishte parashikuar te votohej per Gjykaten Administrative.

Ne seancen plenare, ne te cilen ndodheshin vetem deputete te maxhorances, shefi i qeverise theksoi se biznesi do te dije te flase denjesisht ndaj ketij akti te papergjegjshem.

“Opozita refuzoi te votonte per ligjin e gjykatave administrative edhe pse ky ishte i domosdoshem dhe i nevojshem per biznesin”, u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise ka hedhur akuza te renda ndaj kreut socialist, Edi Rama, per te cilin theksoi se mban pergjegjesi per veprimin ne sallen e kuvendit.

Parlamenti ne seancen e fundit te tij per kete legjislature ka votuar me 73 vota pro, kredine per rrugen Durres-Kukes, te shume kundershtuar nga opozita per shkak te normes se larte te interesit qe shteti shqiptar duhet te paguaje ne vitet e ardhshme.

Top Channel