Kerkohet largimi i ambasadores se ODIHR-it

11/05/2009 22:45

Kur po mbushet nje jave qe ndodhet ne Tirane, ambasadorja e misionit vezhgues te ODIHR-it, Odri Glover nuk ka zhvilluar ende asnje takim prezantues, as me ministrin e Jashtem dhe as me kryeministrin, sic ndodh rendom duke qene se qeveria eshte ajo qe i fton vezhguesit.

Burime mediatike dhe diplomatike pohojne se qeveria “Berisha” ka kerkuar largimin e zonjes Glover, per shkak se ajo ka qene shefe e ODIHR-it, gjate zgjedhjeve te vitit 1996.

Raporti i atehershem i organizates, i cili ne fund mbante edhe firmen e zonjes Glover, nuk i dha note kaluese atij procesi elektoral te dhunshem.

Per kete arsye, mazhoranca thote se zonja Glover eshte subjektive ndaj saj.

Top Channel