Lideri i opozites japoneze, Ichiro Ozawa ka dhene doreheqjen. Kreu i partise Demokratike e gjeti veten ne qender te kritikave per nje ceshtje financimesh te paligjshme, por ai ka mohuar te kete njohuri per te.
Nje keshilltar i tij eshte akuzuar per nje skandal te mbledhjes se fondeve ne muajin mars. Popullariteti i kreut te partise kishte rene dhe javet e fundit ishin shtuar kerkesat per doreheqje.
“Vendosa te vetesakrifikohem dhe te jap doreheqjen si kryetar i partise, per te forcuar unitetin e saj”, tha Ozawa ne nje konference shtypi.
Sipas prokuroreve ne Tokio, organizata per mbledhjen e fondeve kishte perfituar 216 mije dollare nga donacione te paligjshme te Nishimatsu Construction ne vitet 2003-07.
Top Channel