Partite shqiptare ne Maqedoni, pervec BDI-se, kane vendosur te bojkotojne ceremonine e betimit te Gjorgje Ivanov si presidenti i ri i vendit.

Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale te shtypit, sipas te cilave shkak per kete vendim te partive ne opozite eshte bere anashkalimi i fteses per presidentin kosovar Fatmir Sejdiu.

“Ne do ta bojkotojme kete ceremoni pasi nuk eshte ftuar presidenti i shtetit te Kosoves”, ka deklaruar kryetari i PDSH, Menduh Thaci.

Ai ka theksuar gjithashtu se presidenti i ri nuk gezon legjitimitetin e shqiptareve, pasi nuk ka marre asnje vote prej tyre.

Edhe partite e vogla shqiptare jane shprehur te revoltuara lidhur me mungesen e fteses per presidentin Sejdiu, duke konfirmuar mos pjesemarrjen e tyre ne kete ceremoni.

Diten e djeshme vete presidenti Sejdiu deklaroi se nuk ka marre nje ftese nga pala maqedonase, duke hedhur poshte lajmet e publikuara ne media se Ivanov ia kishte derguar ftesen e atij.

Nderkohe, BDI, parti qe eshte pjese e koalicionit qeverises, ka konfirmuar pjesemarrjen e saj.

Ne ceremoni do te marrin pjese presidentet e te gjitha vendeve fqinje, si dhe do te jete i pranishem trupi diplomatik i akredituar ne Shkup.

Top Channel