Ne greve urie jane per te pesten dite rrjesht dhjetera te arrestuar qe mbahen ne dhomat e paraburgimit te Drejtorise se Policise se Greqise se Veriut dhe te Policise per shtetasit e huaj megjithese kane marre denimin e gjykates.

Jane 115 te burgosur, midis tyre rreth 50 shtetas shqiptare, qe protestojne me kete menyre perderisa per me shume se dy muaj presin transferimin ne qelite e burgut te Dhiavatase ne periferi te Selanikut, verpim qe kundershtohet nga gardianet dhe drejtuesit e ketij burgu per arsye te mbipopullimit te qelive, duke kerkuar paralelisht dergimin e tyre ne burgjet ku ka me pak te denuar.

“Nuk mund te marrim te rinj ne se nuk ikin te burgosurit e vjeter nga burgu jone. Jemi rreth 17 gardiane ne turn keshtu qe ne cdo qeli do kete 2-3 te burgosur,pra proporcionalisht do te kete 3 gardiane per cdo 200 te burgosur”, deklaron Euripidis Dikaros, perfaqesues i gardianeve.

Juristet greke deshmojne se pothuajse asgje nuk ka ndryshuar pas greves se pergjithshme ne burgje disa muaj me pare dhe premtimeve per permiresimin e kushteve.

Sipas statistikave te publikuara, ne burgun e Dhiavatese me 350 shtreter vuajne denimin mbi 620 persona dhe ne shumicen e rasteve ne qelite tre vendeshe mbahen deri ne dhjete vete.

“Duhet te kuptojme se te burgosurit jane njerez.Dhe pervec kesaj midis gjithe ketyre te burgosurve nuk ka vetem kriminele”, pohon juristi Kostas Tsakos.

Megjithese me ligjin e ri te Ministrise se Drejtesise u liruan ne fillim te janarit shume te burgosur me denime te lehta, per tre muaj qelite jane mbushur perseri.

“Ne se vazhdojne te pranojne nje numer te madh te burgosurish do te krijohet perseri mbipopullim. Problemet qe jane jashte do transferohen brenda burgut dhe per pasoje do te kemi edhe revolta”, shprehet Manolis Lamtzidis, kryetar i unionit te juristeve ne Selanik.

Avokatet mbrojtes kerkojne nga drejtesia greke perballim te menjehershem te situates dhe shkurtim te periudhes kohore te paraburgimit.

Vetem ne burgun e Dhiavatase nga 620 te burgosur, 388 jane greke dhe 226 shtatas te huaj, prej te cileve mbi 50% jane shtetas shqiptare.

Top Channel