
Me kerkese te keshillit te komunes se Kosines, Ministria e Brendshme ka miratuar nje fond prej 800 mije lekesh qe do te sherbenin per zgjerimin, rrethimin e varrezave te fshatit Kosine dhe varrosjen atje te eshtrave te zhvarrosura tre vjet me pare.
Dhenia e ketij fondi nga ana e Ministrise se Brendshme konfirmohet nga zevendesministri Ferdinand Poni, por edhe prefektura e Gjirokastres.
Me kete fond supozohej qe te zgjidhej edhe ceshtja e eshtrave te Kosines qe u hoqen nga varret e tyre shume vjecare ne muret e kishes se fshatit.
Ne mbyllje te hetimeve per ceshtjen e zhvarrimeve prokuroria ia dorezoi eshtrat zyrtareve te komunes, te cilet me pas do te benin rivarrimin e tyre.
Komuna kerkoi kete fond nga Ministria e Brendshme per te perballuar kete proces. Firma zbatuese nisi pune me 1 korrik te vitit 2008 dhe perfundoi ne 30 shtator te po atij viti.
Ndersa u ndertua nje mur rrethues, eshtrat e te zhvarrosurve jane betonuar ne nje ndertese te vogel.
Disa nga te afermit e te zhvarrosurve kane protestuar me indinjate per kete fyerje te dyte qe i behet eshtrave te te afermve te tyre te cilet jane mbyllur ne nje varr betoni masiv dhe nuk jane vendosur ne toke aty ku kane qene.
Burime te Top Channel mesuan se pak dite me pare disa punonjes te kontraktuar nga komuna e Kosines te shoqeruar nga forca policie vendosen te gjitha eshtrat ne nje ndertese te vogel.
Qirinjte e vendosur ne pragun e asaj qe duhet te ishte dera, jane vendosur nga punetoret qe kryen kete proces.
Pas publikimit te lajmeve, Altin Ballabani, denoncuesi i pare i kesaj ngjarjeje 3 vjet me pare eshte kercenuar serish nga drejtues te komunes Kosine.
Top Channel